Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi juristin ndërkombëtar Sir Geoffrey Nice, i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj. Nice e përgëzoi Kurtin për rizgjedhjen dhe për angazhimin e tij kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjatë takimit u diskutua për përvojën e z. Nice në drejtësinë penale ndërkombëtare, për bashkëpunimin e mëparshëm me Qeverinë e Kosovës dhe për përpjekjet e Kosovës për të përkrahur të akuzuarit e Gjykatës Speciale, brenda kornizës ligjore.
Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.




