Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur rregullimin e inteligjencës artificiale në Evropë, duke theksuar se fëmijët nuk duhet të jenë “subjekt prove” për teknologji të parregulluara.
Në një samit për IA-në, ai kërkoi masa më të forta sigurie dhe paralajmëroi për rrezikun e përqendrimit të fuqisë në pak kompani të mëdha.
Edhe kreu i OKB-së, António Guterres, theksoi nevojën për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa Franca po shqyrton kufizime për rrjetet sociale për moshat nën 15 vjeç.




