Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen nesër nga ora 11:00 në Kuvendi i Republikës së Kosovës për shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Në emisionin “DPT te Fidani”, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, deklaroi se asnjë nga amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës për buxhetin 2026 nuk kanë kaluar në komisionet parlamentare.
Ajo theksoi se PDK nuk do ta votojë buxhetin, duke e cilësuar atë si “një buxhet pa asnjë lloj ambicie”.




