Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, kryeministri Albin Kurti ftoi kabinetin qeveritar që të votojë pro themelimit të këtij këshilli.
“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim. Kundër s’ka, abstenim s’ka, konstatojmë se miratohet”, deklaroi Kurti, duke konfirmuar miratimin unanim të vendimit.
Këshilli Shtetëror pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.




