Reshjet intensive të borës kanë detyruar aeroportin e Vjenë të pezullojë përkohësisht punën, duke anuluar të paktën 150 fluturime dhe duke shkaktuar vonesa gjatë gjithë ditës. Gjatë natës kanë rënë rreth 20 centimetra borë, ndërsa shërbimet dimërore kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e zonave.
Probleme janë regjistruar edhe në rrugë, ku disa autostrada dhe rrugë në lartësi të mëdha u mbyllën përkohësisht. Rreth 30 mijë familje në Shtyri mbetën pa energji elektrike për shkak të defekteve në stacionet e transformatorëve. Zjarrfikësit, policia dhe shërbimet e shpëtimit kanë qenë në punë të vazhdueshme për të larguar pemë të rrëzuara dhe për të menaxhuar aksidentet rrugore. Reshjet pritet të ndalen gjatë ditës, ndërsa temperaturat parashikohen të rriten javën e ardhshme.




