Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë një përvojë personale në programin “Overheard Happy Hour”, duke treguar se një ish-partner i saj rezultoi të ishte gay, një fakt që e dinin të gjithë përveç saj.
Rrëfimi i saj, i shoqëruar me humor dhe sportivitet, përfshiu edhe zhgënjimet në dashuri dhe reflektime mbi marrëdhëniet, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë dhe lumturisë personale.
Rexha tha se ndihet më e fortë dhe më e lirë se kurrë dhe e konsideron vetën të arrirë si një grua e pavarur.




