Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Gjatë bisedës u diskutuan çështje të fundit politike dhe siguria në vend, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Osmani gjithashtu e falënderoi homologun e saj për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.




