Eugen Cakolli nga Instituti për Demokraci dhe Integrim ka komentuar aksionin e organizatës “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”, e cila vendosi një baner për solidaritet me Palestinën në hyrje të presidencës së Kosovës.
Cakolli theksoi se mbështetja ndaj vuajtjeve të palestinezëve është e natyrshme, por nuk duhet të shndërrohet në teatrin e politikës së jashtme.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të ratifikojnë marrëveshjet që forcojnë pozicionin ndërkombëtar të vendit, duke respektuar orientimin pro-perëndimor si një zgjedhje strategjike dhe konsensuale të qytetarëve.




