Kryeministri Albin Kurti vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prit nga drejtori Petrit Ajeti dhe stafi drejtues, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë dhe 17-vjetorit të themelimit të agjencisë.
Gjatë vizitës u ndanë certifikata për zyrtarët e rinj dhe u përurua një objekt modern në kompleksin e AKI-së.
Kurti theksoi rëndësinë e inteligjencës në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme buxhetore të Qeverisë për këtë sektor.
Ai vlerësoi avancimin e kapaciteteve teknologjike, analitike dhe operative të AKI-së, si dhe rolin e saj në përballimin e kërcënimeve si spiunazhi, kërcënimet hibride e kibernetike, ekstremizmi dhe krimi i organizuar.




