Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë me publikun fragmente nga intervistat e saj për media ndërkombëtare, duke theksuar se çdo paraqitje ka pasur si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe forcimin e zërit të qytetarëve.
“Në çdo intervistë ndërkombëtare kam folur me një qëllim të vetëm: të mbroj Kosovën dhe të fuqizoj zërin e popullit tonë”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.




