Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim për normat e larta të interesit që aplikohen nga institucionet mikrofinanciare në Kosovë. Sipas raportit të Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kreditë për familjet mund të arrijnë deri në 22%, ndërsa për bujqit norma e interesit kalon 16%.
AKB thekson se këto norma financiare nuk ndihmojnë qytetarët, por e rëndojnë situatën ekonomike të familjeve dhe fermerëve, duke i kthyer kreditë në një formë të fajdesë së legalizuar.
Aleanca ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore, duke përfshirë vendosjen e një tavan ligjor për normat e interesit, masa mbrojtëse për qytetarët dhe transparencë mbi praktikat financiare të sektorit mikrofinanciar.
Sipas AKB-së, pa ndërhyrje, ekziston rreziku që sistemi financiar të thellojë varfërinë dhe pabarazinë sociale, duke cenuar zhvillimin ekonomik të familjeve, bujqve dhe bizneseve të vogla në Kosovë.




