Në Prishtinë ka nisur mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhje po merr pjesë edhe Avokati i Popullit, Naim Çelaj.
Rendi i ditës përfshin emërimin e dy zëvendëskryesuesve të Komisionit dhe marrjen e vendimit për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura për media./EO/




