Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 shkurt rreth orës 10:10 dhe është iniciuar si “Kanosje”. Gjatë arrestimit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë).
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.




