Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Hamza theksoi se për PDK-në interesi i Kosovës është mbi interesat politike, duke shtuar se procesi nuk mund të konsiderohet i përmbyllur pa zgjedhjen e Presidentit, pasi 4 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e tij.
Ai sqaroi se në takim nuk janë diskutuar interesa partiake dhe as nuk janë përmendur emra konkretë për postin e Presidentit, por vetëm parime dhe rregulla, duke theksuar se nuk ka pasur pazare politike.




