Edon Zhegrova po kalon një sezon të vështirë me Juventusin, por ende shihet si një nga lojtarët më të qëndrueshëm në skuadër. Klubi italian po përballet me një edicion të dobët: jashtë titullit të Serie A, jashtë katërshes së parë, vetëm një pikë larg vendit të shtatë, dhe pa mundësi për Liga e Kampionëve apo Kupën e Italisë.
Megjithatë, trajneri Luciano Spalletti e aktivizon Zhegrovën kryesisht në momentet kritike, duke e bërë atë një nga pak lojtarët që po spikasin në këtë sezon të vështirë për Juventusin.




