Më 6 mars 2026, Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, organizon parakalim motoristik dhe aktivitet të paragllajdizmit në nderim të Epopesë së UÇK-së, me moton: “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.
Grumbullimi i motoristëve nis në ora 09:00 në HIB Parking (Bresje), ndërsa kolona do të vazhdojë drejt Skenderajt dhe më pas në Prekaz, ku do të mbahen homazhe te busti i Adem Jasharit dhe në Kompleksin Memorial.
Paragllajdistët do të realizojnë përcjellje ajrore simbolike, ndërsa në fund të aktivitetit do të organizohet iftar i përbashkët për pjesëmarrësit (me konfirmim paraprak).
Ftohen të gjithë motoristët dhe qytetarët t’i bashkohen këtij organizimi për të nderuar me respekt dhe unitet historinë tonë. ![]()
![]()




