Afro 16 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion kombëtar në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Peticioni kërkon që vendimet për ta të bazohen vetëm në prova dhe fakte të administruara në gjykim, duke respektuar të drejtat themelore, Kushtetutën e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare për trajtim dinjitoz dhe proces të drejtë.




