Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi dhe aktivistin Astrit Dehari, të cilët kanë të njëjtën datë të lindjes, 26 shkurt. Ai vizitoi familjet e tyre së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministra dhe bashkëpunëtorë partiak.
“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe Kosovën Republikë.
Astrit Dehari vazhdoi të njëjtën përpjekje për Republikën e Kosovës, barazi dhe kujdes për të gjithë,” shkroi Kurti, duke theksuar se ditëlindja e tyre është simbol frymëzimi dhe domethënie e thellë për rrugën përpara.




