Ramush Haradinaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të aktivistit të çështjes kombëtare, Mentor Kaçi, duke e vlerësuar kontributin e tij në angazhimet politike dhe organizimin e rezistencës kundër regjimit jugosllav.
Përmes një reagimi publik, Haradinaj theksoi se Kaçi i përkiste gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të veprimtarisë kombëtare dhe politike.
Ai shprehu ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e të ndjerit, duke e vlerësuar jetën dhe angazhimin e tij si një kontribut të rëndësishëm në shërbim të atdheut.




