Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks në bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare, investimet si dhe lidhjet kulturore e akademike.
Konjufca nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me Francën për avancimin e objektivave ndërkombëtare të Republika e Kosovës, përfshirë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Nga ana e tij, ambasadori Guérot rikonfirmoi gatishmërinë e Francës për vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Kosovën.




