Në seancën për aktakuzën e dytë ndaj Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë, Prokuroria prezantoi disa deklarime të përgjuara nga takimet e tij me të akuzuarit tjerë.
Sipas Prokurorisë, në një bisedë të vitit 2023, Thaçi dyshohet t’i ketë thënë Hajredin Kuçi: “Thuji në 94-98 këta dy s’i ke parë kurrë. Mshele”.
Në këtë aktakuzë përfshihen edhe Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu. Procesi gjyqësor po vazhdon me paraqitjen e provave nga ana e Prokurorisë.




