Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO, Admiralin George M. Wikoff.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e sigurisë dhe integrimin socio-ekonomik të komuniteteve.
Peci falënderoi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin që nga viti 1999 dhe prezantoi prioritetet e komunës për projekte zhvillimore.
Takimi përfundoi me urime për marrjen e mandateve dhe zotime për bashkëpunim të vazhdueshëm.




