Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, mori pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në Staten Island.
Ngjarja, e mbajtur në Staten Island, mblodhi bashkatdhetarë shqiptarë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të krishtera, hebraike dhe ortodokse, si dhe autoritete të qytetit dhe New York City Police Department, duke promovuar bashkëjetesën, tolerancën dhe dialogun ndërfetar në komunitetin shqiptaro-amerikan.




