Bashkimi Evropian pritet që më 2 mars të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosova, të vendosura në qershor 2023.
Sipas burimeve brenda Komisionit Evropian, procedurat teknike janë përfunduar dhe vendimi do të konfirmohet në takimin e grupit punues COWEB në Bruksel. Me këtë hap pritet të lirohen edhe fondet e mbetura financiare, përfshirë mjetet nga programet e paraanëtarësimit dhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Heqja e masave ishte paralajmëruar më herët edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.




