Sot mbahet mbledhja e Kuvendi i Kosovës, ku në rend dite është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave të ndryshme.
Po ashtu, mblidhet Komisioni për Shëndetësi, i cili pritet të miratojë fushëveprimin e tij. Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë caktimin e një anëtari në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve Politikë, si dhe miratimin e Planit të Punës për sesionin pranveror.




