Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thekson rëndësinë e Besëlidhjes së Lezhës, duke e quajtur një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Në mesazhin e tij, Haradinaj nënvizon se bashkimi dhe uniteti mes shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten rruga për të avancuar vendin dhe popullin e tij.
Ai përmend Gjergj Kastriotin Skënderbeun si shembull frymëzimi, duke theksuar vizionin e tij të jashtëzakonshëm dhe rolin e tij si simbol i bashkimit kombëtar.
“Rrofshin shqiptarët kudo që janë!”, përfundon mesazhi i Haradinajt.





