Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar, mbrëm mirëpritën në ndërtesë e Qeverisë, bashkatdhetarë të shumtë që po kalojnë pushimet e tyre në Kosovë.
Kurti në fjalën hyrëse tha: “Kjo pritje është kthyer në një traditë. E nisëm në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë, si Qeveri, kemi pasur prioritet bashkëbisedimin dhe bashkërendimin me juve, bashkatdhetarë tanë. Gjatë këtyre viteve janë zhvilluar mbi 300 tubime brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë dhe krijuar diskutime përmbajtjesore dhe bashkëpunime konkrete në fusha të ndryshme, nga ekonomia te arsimi dual, nga diplomacia te siguria”,
Kurti poashtu tha se ky organizim është një falënderim i yni për ata, për çdo përkrahje që kanë dhënë, çdo projekt që kanë mbështetur, çdo zë që kanë ngritur në mbrojtje afirmim të Kosovës e popullit tonë dhe për gjithçka që vazhdojnë të bëjnë kudo.





