Më 02.03.2026, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë një pike kontrolli në aksin rrugor Gjilan–Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur në automjet një armë pistoletë të llojit “Zoraki”, të cilën vozitësi e posedonte pa leje. Arma, së bashku me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, është sekuestruar në cilësinë e provave materiale për procedurat e mëtejme gjyqësore.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në përputhje me procedurat ligjore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




