Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar se në takimin e Grupit Parlamentar do të njoftohen lidhur me përmbajtjen e bisedës që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, ky është takimi i tretë ndërmjet Abdixhikut dhe Kurtit, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë çështja e zgjedhjes së presidentit apo presidentes.
Quni theksoi se do ta respektojë çdo vendim që merret brenda strukturave të partisë.
“Vendimet merren brenda strukturave të partisë. Unë do të pajtohem me vendimin që merret në mbledhje. Tani do t’i marrim informacionet, prandaj edhe po mbahet ky takim që të njoftohemi nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Do të diskutojmë, do të debatojmë dhe do të marrim vendimet e duhura”, ka deklaruar Quni.




