Kreu i PDK-së Memli Krasniqi sot gjatë ditës ka takuar Ambasadorin Britanik Jonathan Hargreaves.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin Hargreaves kanë biseduar për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksonalizimin e institucioneve të reja.
Tutje ai ka ritheksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.





