Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar, për të cilin më 3 mars 2026 ishte publikuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, është vetëdorëzuar më 4 mars 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit dhe kryerjes së procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, duke theksuar përkushtimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.




