Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media. Zyra e Presidentes ka konfirmuar lajmin, ndërsa orari i saktë do të bëhet i ditur më vonë.
Ky zhvillim vjen një ditë pas propozimit të Glauk Konjufcës si kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se nuk mund të thërrasë seancë për votimin e presidentit pa të paktën dy kandidatë.
Sot është dita e fundit që Kuvendi duhet të zhvillojë votimin për president, ndërsa Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pasdite do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur kandidatin e dytë, në përputhje me kërkesat kushtetuese.




