Daut Haradinaj thekson rëndësinë e kujtesës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën që solli lirinë.
Ai vizitoi nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku”, duke ndarë me ta rrëfime për luftën dhe frymëzuar ndjenjën e atdhedashurisë.
Haradinaj vlerësoi punën e drejtorit Visar Osmani dhe stafit mësimdhënës për edukimin e brezave të rinj.
“Kur i sheh këta të rinj e të reja me pasion duke dëgjuar rrëfimin për luftën, e kupton që e ardhmja e shtetit tonë është e garantuar”, shkruan ai.




