Gëzim Hazrolli përulehet me respekt para sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz, gjatë betejave të 5, 6 dhe 7 marsit, që shënuan rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Sipas Hazrollit, epopja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është vetëm kujtim historie, por edhe amanet për unitet, dinjitet dhe përgjegjësi ndaj shtetit.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkruan gjenerali në pension.




