Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Forca e Sigurisë së Kosovës rreshtoi kuadratet e saj për të nderuar 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ceremonia përfshiu homazhe pranë obeliskut për Komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për liri.
Ky akt simbolizon sakrificën heroike që bëri të mundur lirinë dhe themelimin e shtetit të Kosovës.




