Deputeti Visar Korenica ka rikujtuar një deklaratë të bërë tre vite më parë nga Baca Rifat në Kuvend, i cili u kishte bërë thirrje politikanëve që të bashkohen përballë sfidave me Serbinë.
Korenica tha se sot, fatkeqësisht, kjo thirrje nuk është marrë sa duhet parasysh nga shumë politikanë, pasi sipas tij shpeshherë harrohen sfidat me Serbinë kur bëhet fjalë për pushtetin.
Ai gjithashtu nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve që ranë për lirinë e Kosovës. “Lavdi e përjetshme familjes legjendare Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë”, shkroi Korenica.




