Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, priti në takim një delegacion të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë për Policinë e Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Policia e Kosovës theksoi përkushtimin për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet amerikane në shërbim të sigurisë dhe sundimit të ligjit.




