Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që nesër të shpallë zgjedhje të reja, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit duket se nuk do të përmbyllet deri në afatin e mesnatës.
Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të dekretit të presidentes për shpalljen e zgjedhjeve, me qëllim që më pas ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë, një vendim i tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për president, por deri më tani nuk ka një kandidat tjetër në garë. Pa të paktën dy kandidatë, seanca për zgjedhjen e presidentit nuk mund të mbahet.




