Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka hapur manifestimin tre-ditor në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.
Ai vlerësoi që heroizmi i Adem dhe Hamëz Jasharit vendosi themelet për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa trashëgimia e tyre vazhdon tek Forca e Sigurisë së Kosovës, që mbron sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Lavdi komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës”, tha ministri.




