Kryetari i Drenasi, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se bllokada politike nuk mund t’i atribuohet vetëm një pale, pasi sipas tij ajo gjithmonë ka të paktën dy anë.
Ai ka theksuar se edhe pse Kushtetuta është një, interpretimi i saj po bëhet ndryshe nga partitë politike. Lladrovci shtoi se opozita ka mundësi të propozojë një kandidate për presidente, duke e cilësuar këtë si një hap që do të tregonte një qasje tjetër në politikë.




