Me 6 vota për dhe 2 kundër, Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar amendamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashikojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.
Debati në komision ishte i gjerë, me mospajtime ndërmjet anëtarëve, por në fund shumica vendosi që amendamentet të procedohen më tej për votim në Kuvend.




