Kombëtarja e Kosovës luajti një ndeshje të fortë dhe të barabartë ndaj Finlandës të enjten në Vantaa, por u mposht me rezultat 23:21.
Vajzat e Kosovës nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi gjatë 15 minutave të para, por Finlanda kaloi në avantazh dhe arriti një epërsi deri në katër gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, kosovaret qëndruan pranë rezultatit, duke u afruar disa herë në dy gola, por nuk arritën të barazonin.
Portierja Aurora Kryeziu shënoi 18 pritje, ndërsa Merlinda Qorraj ishte më efikasja në sulm me 10 gola. Kosovarët do të kenë shansin për të marrë pikë të dielën në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, duke u përballur sërish me Finlandën nga ora 17:15.




