Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku përfshihen të dhënat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 29 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 2,350 gjoba trafiku. Po ashtu janë arrestuar 22 persona, ndërsa tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.




