Mediumi amerikan Bllomberg ka shkruar për letrën që Presidenti Amerikan Donald Trump I ka dërguar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Presidenti Amerikan Donald Trump falënderoi Kosovën për pranimin e përkohshëm të migrantëve të deportuar nga SHBA, duke e cilësuar si shenjë bashkpunimtë fortë sipas presidentes Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka marrë një letër nga Trump, në të cilën ai gjithashtu shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve “në vitet e ardhshme,” shkroi ajo në një postim në Facebook të martën mbrëma.

“Në qershor, Kosova pranoi një kërkesë të SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ky vendim u përball me disa kritika brenda vendit, por u paraqit nga Prishtina si një dëshmi e aleancës strategjike me Uashingtonin”, shkruan Mediumi amerikan ‘Bloomberg’,
“Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, një institut studimor në Uashington, rreth 1.5 milionë persona në SHBA kanë urdhra deportimi që nuk janë ekzekutuar, shpesh sepse vendet e tyre të origjinës nuk pranojnë t’i kthejnë”, shkruan ‘Bloomberg’,




