Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 mars rreth orës 15:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku pas një mosmarrëveshjeje pesë persona janë përfshirë në rrahje mes vete.
Si pasojë e përleshjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas trajtimit, të dyshuarit janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.//eo//




