Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
“Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë brezat e rinj. Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë. Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!”, ka shkruar Hamza në rrjetet sociale.




