Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar zhgënjyese dështimin e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se në vend të stabilitetit, vendi po përballet me pasiguri të re politike.
Pas kësaj, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin dhe njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje, duke thënë se veproi sipas Kushtetutës.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se sipas Kushtetutës ekziston një afat 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.//eo//




