Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të mos ushtrohet presion mbi Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se gjykatësit duhet të jenë të lirë për të kryer punën e tyre pa ndërhyrje.
Sipas Ramadanit, këto dy ditë Gjykata po përballet me presion për shkak të gabimeve të pushtetit dhe situatave të tensionuara politike. Ai sugjeroi se më mirë do të ishte të arrihej një kompromis për zgjedhjen e presidentit, sesa të rëndohet situata mbi gjykatësit.
“Lërini Gjykatësit të punojnë të qetë. Kushdo që rrezikon stabilitetin e shtetit duhet të përgjigjet, por fajtorin do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese,” tha Ramadani.




