Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla, ka komenutar mbështetjen e Presidentes Vjosa Osmani për protesten e nesërme, duke thënë se qëndrimi I presidentes “shumë pak na intereson”.
Sipas tij, Presidentja Osmani asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale.
“Ftesa ka qenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, qëndrimi i Presidencës, me thënë të drejtën, shumë pak na intereson. Presidentja asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale. Ajo asnjëherë nuk na ka kontaktuar e as vizituar, është tepër e parëndësishme se çka ka thënë presidentja”, deklaroi ai.




