Kabineti i Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj akuzave nga pushteti se ajo ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, të bërë publik në një konferencë për media në orët e hershme të mëngjesit.
Nga Presidenca kanë publikuar një video të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili më 25 dhjetor kishte deklaruar se nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi duhet të shpërndahet.
Këtë video e kanë shpërndarë edhe këshilltaret e presidentes, Egnesa Vitia dhe Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa është rishpërndarë edhe nga shefja e stafit, Learta Hollaj. Sipas tyre, qëndrimet e zyrtarëve të pushtetit kanë ndryshuar në ditët e fundit lidhur me afatet për shpërndarjen e Kuvendit.




